Subscribe

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë, ku policia arrestoi të shumëkërkuarin Orgest Bilbili në afërsi të zonës së Xhamllikut.

 

Pas më shumë se dy vitesh në kërkim, mesditen e së premtes, Bilbili u plagos dhe më pas u vu në orange në rrethana të pazakonta.

 

Një efektiv policie i kërkoi Orgest Bilbilit kartën ne identitetit duke e pyetur për respektimin e lëvizjes me leje në kushtet e karantinës.

 

Por pasi u ndalua nga efektivi i Shqiponjave, Bilbili nxori armën nga çanta, duke e kërcënuar e njëkohësisht duke u larguar me vrap. Mësohet se agresori ka paralajmëruar policing që të largohet ose ndryshe do ta qëllonte.

 

Në këto moment, efektivi reagoi duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur në këmbë.

 

Nga të shtënat u plagos në këmbë edhe një qytetare që po kalonte aty pranë.

 

Ky është momenti arrestimit të shumëkërkuarit Bilbili.

 

 

Të dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Drejtori i Policisë së Tiranës dha detaje për operacionin.

 

Por, kush është i shëmëkërkuari për vrajse Orgest Bilbili?

 

Në tetor 2019, Bilbili së bashku me Laert Haxhiun, ekzekutuan Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u vra në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali.

 

Gjithashtu Bilbili është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

 

Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017: ai rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike.

 

Bashkë me Haxhiun, Orgest Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares, dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *