Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia publikoi denoncimin e një qytetari, sipas të cilit në Policinë e Shkodrës mungojnë tamponët për të infektuarit.

Në “Facebook”, Spahia i shprehu si fillim ngushëllime familjes së Safet Morinës, shefit të qarkullimit rrugor në Shkodër që humbi jetën nga koronavirusi.

Më pas ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ministres Ogerta Manastirliu dhe ministrit Sandër Lleshaj.

“MUNGESË TAMPONËSH EDHE PËR UNIFORMAT BLU NË SHKODËR. QYTETARËT NË MËSHIRË TË FATIT! Denoncimi paraqet situatën skandaloze që e kemi denoncuar edhe më parë në Shkodër, tamponët me racion ose mungesën e tyre. Një punonjës i qarkullimit rrugor humbi jetën dhe kolegëve të tij nuk u bëhet testi! Ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë punonjësve të tjerë të rendit. As për kategoritë e linjës së parë nuk pyetet si personel shëndetësor e uniformat blu? Zoti kryeministër e zonja ministre e shëndetësisë, si mund të qëndroni akoma në detyrë e kaq indiferente? A e shikoni se dështimi juaj po kushton jetë, ndërsa dukshëm nuk ka as përgatitje e as masa për të shmangur këtë kolaps! Zoti ministër i rendit! Janë punonjësit tuaj këta që po vdesin e janë lënë në mëshirë të fatit në Shkodër!! Si mund të heshtni kështu? Çfarë soji jeni që keni kurajon që heshtni me një situatë të tillë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *