Këshilltari i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Srdjan Jovanoviç, është ndaluar  këtë të enjte nga policia serbe në pikë kalimin kufitar tek Dheu i bardhë.

 

Ai ishte ndaluar nga disa anëtarë të MUP-it serb, derisa ishte nisur për në Vranje. Informacionet bëjnë me dije se anëtarët e MUP-it serb i kishin thënë se urdhri për ta ndaluar u kishte ardhur nga shërbimi i inteligjencës serbe (BIA), dhe më pas sipas njoftimit të partisë së Sllobodan Petroviçit, i cili javë më parë është sulmuar fizikisht nga dy zyrtarë të Listës Serbe.

 

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe ndërmarrin veprime të tilla ndaj anëtarëve të SLS-së.

 

Këto veprime të autoriteteve serbe ndaj zyrtarëve të SLS-së vijnë pasi  partia e Petroviçit po bashkëpunon me institucione te Republikës së Kosovës dhe nuk dëgjon urdhërat e Aleksander Vuçiçit sikurse Lista Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *