Policia italiane vuri në pranga katër shqiptarë, të moshës 20-40 vjeç. Ata janë nën akuzë për trafik droge dhe rezistencë ndaj uniformave blu.

 

Policët kishin vëzhguar për ditë me radhë lëvizje të dyshimta të shqiptarëve, me banim në Mantova të Italisë.

 

Për këtë arsye, ata vendosën të ushtronin një kontroll në banesën e tyre. Por hasën në rezistencë nga ana e shqiptarëve, të cilët tentuan të qëllojnë me thikë policët.

 

Pasi u vunë në pranga, efektivët gjetën në banesë 12 doza kokaine të ndara në pako, gati për shitje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *