Subscribe

Rreth 3200 efektiv të policisë së burgjeve nga e enjtj,a do te protestojnë duke kërkuar njësimin e pagave te tyre, me ato të policisë së shtetit.

 

Kreu i sindikatës së burgjeve, shprehet se protesta është hapi i parë i për të realizuar kërkesat, e më pas ajo do të përshkallëzohet, deri në bojkot të shërbimit. Macaj thotë se kërkesa bazohet ne ligjin për policinë e burgjeve te vitit 2014.  Neni 36 sqaron çështjen e pagës.

 

“Policia  e  Burgjeve  është  strukturë  e  depolitizuar, punonjësit  e  saj  janë  pjesë  e  administratës  publike  dhe gëzojnë   të   gjitha   të   drejtat   për   trajtim   ekonomik-financiar, si Policia e Shtetit.”

 

Macaj shton se përveç diskriminimit në pagë policët e burgjeve përballen me kushte te renda në punë. Drejtoria e Burgjeve e kontaktuar nga Vizion Plus, thekson se është njohur me shqetësimin e policeve. Por kërkesat e tyre pritet të reflektohen vetëm në buxhetin e vitit te ardhshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *