Subscribe

Mes listës se vendeve qe pëlqehen me se shumti nga pushuesit është edhe qyteti juglindor i Pogradecit.

Mes motit te freskët, fshatrave piktoreske, ushqimit dhe liqenit qe tashme është ne listën e trashëgimive te mbrojtura nga UNESCO, kane zgjedhur te pushojnë grupmosha te ndryshme.

Pogradeci nuk ka zhgënjyer as pushuesit nga vendi fqinj i Maqedonisë se Veriut, qe edhe për këtë vere kane zgjedhur qytetin e vogël, por shume te pasur për te kaluar pushimet.

Duket se pandemia ka dhënë efektin e dëshiruar, ne Pogradec numri i pushuesve është rritur krahasuar me atë te një viti me pare.

Plazhet qe ofron vija liqenore nga Lini e deri ne Tushemisht, këtë vit janë ridimensionuar qe se pari te ofrojnë me shume hapësira për pushuesit, ne mënyrë qe te ruhet distancimi social.

Bashkia e Pogradecit pohon se hapësira akomosduese  gjate fundjavës kane qe te gjitha te rezervuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *