Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec është gati për të filluar procesin e vaksinimit me vaksinën ruse Sputnik V.

 

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Elona Katiraj, drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Pogradec. Sipas saj të parët që do të vaksinohen janë të moshuarit mbi 80 vjet më pas do të vijohet edhe me grupmoshat mbi 70 vjet.

 

“Është marrë trajnimi i kryevaksinatores lidhur me vaksinën Sputnik. Është një vaksinë që qëndron në -18 gradë. Është kryer një pjesë e vaksinave plus 80 dhe plus 90. Do vazhdojmë me ata plus 70-80 dhe plus 60-70. Pra sipas kategorive. Ka pas një ndarje të grupeve sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Do të vijnë me sistem referimi nga mjeku i familjes.”

 

 

Në Pogradec janë vaksinuar më shumë se 1.100 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *