Një mjet ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Pogradec-Tiranë në afërsi të Qafë-Thanës.

Mësohet se automjeti tip “BMW X5” ka pësuar defekt teknik, e për pasojë ka marrë flakë gjatë ecjes.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur te dalë në kohë nga mjeti, ndërsa ky i fundit është djegur në masën 70%.

Zjarrfikset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pamjet tregojnë së dëmet materiale janë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *