Një 55-vjeçar ka rënë nga skela në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, F.K. ka qenë duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, ndërsa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela gjatë punës, e për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

55-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *