Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Lëvizjet brenda PD, Hasimja: Salianji një nga njerëzit që...

Gjermania dërgon pesë avionë luftarakë dhe 150 ushtarë në...

“Po tregove do vij nesër të të vras”, detaje tronditëse nga grabitja që bëri shqiptari në Greqi

30 Gusht 12:32

GREQI – Mëngjesin e djeshëm në Bajron, një 86-vjeçare ka përjetuar terror në duart e një shqiptari, i cili hyri në shtëpinë e të moshuarës teksa flinte, e rrahu dhe i mori bizhuteritë.

40-vjeçari me origjinë nga Vlora, më pas hyri në shtëpinë e vajzës së të moshuarës, e cila ndodhet në të njëjtën lagje, e dhunoi dhe e grabiti.

Lexo edhe :

Related Posts

Dhunoi dhe grabiti nënë e bijë në Greqi, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes. 40-vjeçari kishte thyer qepenin dhe kishte hyrë në banesën përdhese të 86-vjeçares, shkruan protothema.gr. 

Mediet greke kanë bërë publike foton e gruas së moshuar, e cila u dhunua nga shqiptari.

“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai u ul në shtrat, mori bizhuteritë e mia, ato që kisha, kryqin…E shkatërroi shtëpinë dhe më tha se donte ar dhe para”, thotë 86-vjeçarja.

Mavijosjet, gërvishtjet dhe një sy i fryrë tregojnë tërbimin me të cilin sulmuesi goditi gruan fatkeqe.

“Më tha ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Ai kishte një stilolaps dhe po kërkonte dhomën e vogël. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë? A ke baba largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste. Ai kishte një stilolaps plastik dhe ma vuri në bark. Mendova se ishte fundi im. Me rridhte gjaku në kokë. Ai më tha “e ke ngrënë bukën, për çfarë do të jetosh më”, thotë e moshuara, e cila kur pa shqiptarin të dilte mendoi se shpëtoi.

Më pas ajo shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj, për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë fëmijën e saj.

Dy femrat pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë arritur ta zënë në kurth dhe të lajmërojnë Policinë. Disa orë më pas, policia ka gjetur autorin dhe e ka vënë në pranga. Siç u konstatua, bëhet fjalë për një shqiptar me precedent të mëparshëm penal për grabitje dhe drogë, ndërsa kishte hyrë në Greqi ilegalisht./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj: Person me karrierë juridike dhe të njohë terrenin

më shumë...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës

më shumë...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

më shumë...

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji? Ja çfarë thotë politologu në QUO VADIS

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.