Arrestohet nga policia e Elbasanit një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Uniformat blu kishin marrë informacione se një shtetas transportonte nga Bilishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në këtë kuadër u organizua operaci policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *