Dy persona u arrestuan në flagrancë nga specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Kukës.

 

Shtetasit e arrestuar janë B. D., 29 vjeç dhe M. R., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

 

Shtetasi B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë. Ndërsa shtetasi M. R. u kap në aksin Kukës – Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

 

Sipas policisë dy të arrestuarit do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *