Subscribe

Goditet një tjetër tentativë e prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Policia ka arrestuar dy persona që tentonin të trafikonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi.

Në pranga u vunë Erol Çiçi, 33 vjeç dhe Mariglen Gruda, 30 vjeç, të dënuar me parë. Ata u kapën në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Ky është rasti i pestë në pak kohë që Policia e Lezhës kap mina me telekomandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *