Subscribe

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi ndihmën e Shqipërisë, që sipas saj, t’i jepet zë të vërtetës për krimet e luftës.

 

Në një komunikim të përbashkët që pati me presidentin Ilir Meta, Osmani kërkoi nga Shqipëria që të vërtetën ta thotë në organizatat ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë.

 

Ajo akuzoi Serbinë se është ajo që ka kryer krime lufte dhe jo Kosova.

 

“Para syve tanë po tentohet të përmbyset e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid, krime lufte e krime kundër nejrëzimit në Ksoovë. Nuk ka të vërtetë tjetër. Këtë e ka parë e gjithë bota. Ne kemi nevojë për Shqipërinë, që të jetë zëri ynë, ta kemi në krah. Kosova ende nuk është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare dhe aty do të kemi nevojë për ndihmë nga Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *