Sulmohet me bojë Ralf Gjoni, I cili pritej të betohej në kuvend si deputeti më I ri kësaj legjislature I dalë pas zbritjes së listës së LSI në qarkun e Tiranës.

Gjoni u mandatua një ditë më parë nga KQZ dhe do të betohej në seancën e sotme parlamentare.

Ai është sulmuar me bojë në momentin që kishte dale nga shtëpia e tij për tiu drejtuar sallës së kuvendit.

Vetë Ralf Gjoni tha se ishte qëlluar me bojë nga një djalë I ri në hyrje të pallatit të tij.

Ai shtoi se boja nuk I hiqet e së ka pësuar edhe djegie afer syve nga sulmi me solucion.

Ralf Gjoni shtoi se sulmi ndaj tij është porositur nga lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *