Policia ka realizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Si rezultat i operacionit te zhvilluar ne Tirane e Kruje, pesë persona kanë rënë në pranga.

 

Sipas policisë ata janë shtetasit:

G.B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.

A.T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.

E.Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.

E.Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë

 

Arrestimi tyre u bë pas një hetimi proaktivë disa mujor me metoda speciale të ndërmarrë nga Prokuroria e Krujës në bashkëpunim me policinë e Tiranës e atë të Durrësit.

 

Shtetasit e mësipërm u arrestuan gjatë momentit që po shkëmbenin kanabis të ndarë në doza të vogla, I cili më pas do të hidhej në treg për t’u shitur.

 

Policia bën gjithashtu me dije se po vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi si dhe për evidentimin e kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *