Një 34-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga shtylla. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Fitore të Vlorës.

Mësohet se shtetasi me iniciale M.A. kishte shkuar për të rregulluar një linjë interneti.

Ai ishte punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit dhe dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *