Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë teksa ngjitej në malin Marmagna në Itali. Bëhet fjalë për Marinel Senkan, i cili jetonte dhe punonte në Pontremoli.

Mëngjesin e së shtunës, i riu, së bashku me disa miqtë e tij, u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna.

Të rinjtë, shkruajnë mediat italiane, nënvlerësuan rrezikun e itinerarit dhe mbi të gjitha praninë e madhe të bores në disa pika. Alpinistët po përpiqeshin të kapërcenin një grykë, mirëpo rezultoi fatale për të riun shqiptar, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60-vjeçar.

“Pegaso 3” shkoi menjëherë në vendngjarje, mirëpo, era e fortë bëri të pamundur ndërhyrjen me helikopter. Për pasojë, trupi i tij u nxor në mbrëmje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *