Një 38 vjeçare ka humbur jetën këtë të martë në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

 

Informacionet bëjnë me dije se këtë mëngjes shtetasja I.A., ka shkuar pa shenja jete në Spitalin e Vlorës. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *