Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të hënë në Samitin e Berlinit, ku nuk hezitoi të kritikojë Bashkimin Evropian.

 

Në një videokonferencë, kreu i qeverisë shqiptare tha se nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane, ndërsa shtoi se shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen është procesi i nisur nga Merkel.

 

Ai theksoi më tej se duhet ecur para me integrimin dhe të shmanget kthimi i vendeve të Ballkanit si karikaturë e BE.

 

“Faleminderit shumë Angela dhe pikë së pari do të doja të falënderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të procesit dhe për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë. E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që BE-ja po vret meqë ra fjala, flakën e shpresës.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë, po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Ne mendojmë vërtet se Procesi i Berlinit dhe ajo cka është shpërfaqur prej tij është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. Dua të theksoj këtu atë cka pata shansin të ndaja drejtpërdrejt me Kancelaren, se është absolutisht shumë e rëndësishme që të ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthet.

Objektivat i kemi shumë të qarta. Ajo cfarë Ursula tha tani është një panoramë shumë e qartë e asaj cka duhet të bëjmë: veprim për tregun e përbashkët rajonal. Ne nuk kemi iluzionin se të gjitha këto do të na shpëtojnë nga hendeku shumë, shumë i madh mes nesh dhe BE.

Në fund, dua thjesht ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është tejet e bindur se do të inkurajojë sa më shumë të jetë e mundur përshpejtimin. Nuk do të shohim të kemi konsensus me cdo kusht për cdo gjë. Do të kërkojmë gjithëpërfshirjen në proces.

Dua ta bëj të qartë, nuk kemi vendosur të ndajmë askënd, thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur, duke përsëritur që të gjithë janë të mireseardhur, por duke deklaruar se nuk do të presim asnjë. Rruga është e qartë, na takon neve të ecim përpara”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *