Një qytetare italiane që prej gjashtë vitesh jeton në Londër ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë së Boris Johnson. Linda Pasqui ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon se ka ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Por sipas saj, autoritetet nuk po i trajtojnë të sëmurët.

 

“Në Angli ata refuzojnë të testojnë të sëmurët. Po i lënë njerëzit të vdesin në shtëpi, vetëm si qentë. Gënjeshtarë, me cilin kufizim të koronavirusit krenoheni? Kjo qeveri britanike është një skandal. Ata po shtrembërojnë të dhënat e vërteta. Kjo është dëshmia ime personale. Përballë realitetit nuk ka asnjë gënjeshtër që mban. Ata po na lënë të vdesim vetëm në shtëpi si kafshë .”

 

Në Britaninë e Madhe ka 2.921 të vdekur, ndërs numri total i të infektuarve ka shkuar në 33.718.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *