Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar peticionin e firmsour nga Departamenti i Kirurgjisë në QSUT , ku kërkohet një sallë urgjence në katin 0 për pacientët që u rrezikohet jeta dhe që kërkohet ndërhyrje e shpejtë.
Sipas Shehut, QSUT po ngre zerin kundër vendimeve arbitrare, ndërsa theksoi se mbyllja e dy sallave të urgjencës dëmtojnë rëndë shërbimin, cilësinë ndaj pacientëve, si dhe ekonominë.
“Kur pa dija vendoset para profesionalizmit e shkences!!! QSUT, kirurgjia po ngre zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale e demtuese te sherbimit ndaj pacientit. Eshte krejt i drejte e racional dokumenti i hartuar e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pa shembullte te mbylljes se dy sallave te urgjences duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me me ata qe punojne, njohin mire rregullat e ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira e deri diskriminuese. Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh e cilesor i perfunduar me 2012 po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per tu perfunduar me copezimin e Urgjences nga cvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme.”