Teksa po mbillte një pemë ulliri pranverën e kaluar, lopata e një fermeri palestinez ndeshi në një objekt të fortë.

 

Ai thirri të birin dhe për tre muaj ata gërmuan dhe nxorën në dritë një mozaik të epokës bizantine, i cili sipas ekspertëve është një nga thesaret më të mëdha arkeologjike të gjetura ndonjëherë në Gazë.

 

Zbulimi ka shkaktuar entuziazëm mes arkeologëve dhe drejtuesve të Hamasit.

 

Njëkohësisht zbulimi ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për një mbrojtje më të mirë të objekteve antike të Gazës, një koleksion i brishtë i kërcënuar nga mungesa e dijes dhe e burimeve, si dhe nga rreziku i vazhdueshëm i konfliktit midis Izraelit dhe militantëve lokalë palestinezë./DW

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *