Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se 6 pacientë, mes të cilës edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në Infektiv.

Në një postim në “Facebook”, ministrja përcjell mesazhin drejtuar qytetarëve që të jenë të kujdeshëm ndaj rregullave për frenimin e virusit dhe të mos i lejojnë njerëzit e tyre të afërt që të përfundojnë në spital, duke iu rikujtuar që kanë të bëjnë me një virus të rrezikshëm.

“SPITALI INFEKTIV. Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm. Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 👉🏼 #RespektoniRregullat ↔️Mbaj distance. Vendos maskën. Ruaj higjienën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *