Subscribe

Presidenti Ilir Meta shpreh qëndrimin e tij pro listave 100 për qind të hapura.

 

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit deklaroi se listat dhe koalicionet parazgjedhore janë çështje që iu takon palëve politikë.

 

Meta theksoi se marrëveshja e 5 qershorit e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore nuk mund të shkelet, ndërsa tha se është në pritje që ky konsensus të  kodifikohet.

 

“Për mua si president mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Unë u përpoqa të jap kontributin tim, që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë e përkohshme. Opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë, duke mbyllur një marrëveshje për të ardhmen e shqiptarëve. Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet që përgjegjësia do të jetë e vetëm e një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë, as 4 nëse shkelet marrëveshja, vetëm një. I cili për fatin e tij personal, vë fatin e 4 mln shqiptarëve. Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *