Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës këtë të enjte.
I riu, shtetas pakistanez, transportonte me automjet, drejt Kakavijës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.
19-vjeçari nuk i ndaloi policisë dhe tenoi të arratisej, por u kap nga policia.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin.
Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, shtetasi pakistanez A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan.
Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv





