Jorida Tabaku, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike që u zhvillua sot me dyer të mbyllura, bëri thirrje për zgjidhjen e situatës së përçarë brenda selisë blu.

 

Ndërsa pranoi propozimin e Bashës për mbeldhur me 18 dhjetor Kuvendin Kombëtar të partisë, ajo shtoi se deligjitimimi i çdo institucioni të PD-së është nderi më i madh që ata i bëjnë Edi Ramës.

 

Fjala e plotë e Tabakut:

I dëgjova me kujdes gjithë kolegët dhe besoj se biem dakord të gjithë për diçka, kjo është një situatë e vështirë për Partinë Demokratike. Nuk është e thjeshtë e aq më tepër për demokratët që çfarë nuk dëgjojnë që dalin nga kjo sallë tani që po flasim e çfarë nuk dëgjojmë çdo natë nëpër emisionet televizive.

 

Dëgjova me shumë respekt dy miqtë e mi, z. Paloka dhe z. Bumçi. Burimi i krizës, tha z. Bumçi, janë zgjedhjet fillimi i krizes. Gjithçka nisi më 9 shtator, tha z. Paloka.

 

Të biem dakord kjo situatë vjen nga zgjedhjet apo nga 9 shtatori?!

 

Kushdo që ka qenë në këtë sallë dhe ka punuar me raportin me ndërkombëtarët, z. Bumçi, ka qenë një raport voluminoz, dhe une po flas me qytetari Aldo. Jemi këtu dhe jemi prapë nesër në PD.

 

Raporti i përgatitur për ndërkombëtarët që shërbeu dhe si bazë për raportin e OSBE/ODIHR që e vendosi thuajse të plotë në raportin përfundimtar. Por, kur flas sot me ndërkombëtarët ato më thonë që “Partia e juaj e pranon vetë që keni humbur se natë për natë në televizione ju thoni që keni humbur”.

 

Aldo ne njihemi aq sa të mos ndërpresim njëri tjetrin. Ju fola gjithë respekt dhe po ju drejtohem me respekt. Çfarë beteje  për zgjedhjet mund të bëjmë ne kur vetë anëtarët e PD e pranojnë që keni humbur dhe nuk janë vjedhur?! Çdo natë nëpër TV këto dëgjojmë se si u humbën zgjedhjet. Pse e ka fajin njëri apo tjetri që u humbën zgjedhjet!

 

Diskutimi që ne po bëjmë sot këtu e që në disa raste diskutohet dhe gabim. Z. Paloka e njeh statutin per veten e tij dhe e quan veten te zgjedhur, kurse per te tjeret thote nuk i quaj, Albana që nuk është zgjedhur dhe eshte komanduar si kryetare gruaje qe ne 2009, 12 vjet me pare, dhe nuk respekton statutin veten e njeh legjitime ndërsa atyre qe jane zgjedhur nuk ia njihni zgjedhjen sipas statutit. Ose të biem dakord dhe të interpretojmë për të gjithë njëlloj statutin këtu ose të zihemi dhe të ndërtojmë institucione paralele. Nuk ka nder më të madh që i bëjmë Edi Ramës ne se sa të deklarojmë se nuk e njohim sekretaritarinë e PD, nuk e njohim kryesine e PD. Ky është nderi më i madh për Edi Ramën, deligjitimimi i çdo institucioni të partisë dhe këtë nder po ia bëni ju.

 

Jam që 16 vjeç në Partinë Demokratike, kurrë skam pasur funksione në këtë parti politike i nderuar z. Paloka. Vetëm përpara dy muajsh e mora një funksion, kam punuar me kokën ulur edhe për një punë që nuk me takonin ti beja. E kam bërë për të mirën e PD, jo për një zyrë se mua nuk më intereson aspak një zyrë madje as për një vulë nuk kam punuar. Kjo është e turpshme që ne sot diskutojmë për një zyrë apo për një vulë.

 

Ne po e bëjmë këtë betejë që të dalim më të fortë. Po ju drejtohem ju z. Paloka dhe z. Bumçi se ju konsideroj miq dhe nuk po them asnjë gjë që nuk e kam thënë dhe jashtë kësaj salle në privat.. për mua nuk është çështje e interpretimit të statutit por është një vendim politik.

 

Pra, ta kalojmë këtë ngërç. Të biem dakord për një datë dhe unë këtë besoj seka parasysh ky propozim, pavaresisht mekanizmit që e vë në lëvizje mbledhjen e Kuvendit, pra e kërkon kryetari apo firmat e anëtarësisë apo kryesia, pavarësisht kësaj ne të biem dakord që të kemi një kuvend. Por që të sillemi kështu ku njohim njërin dhe nuk njohim tjetrin, për këtë biem dakord e për atë tjetrën jo, më vjen keq por këto janë veprime absurde dhe nuk bie dakord.

 

Më duken absrude se e gjithë kjo sjellje është në favor të kundërshtarit tonë.

 

Unë e kam diskutuar dhe me shumë prej jush këtu se sa herë që ne themi një fjalë menjëherë sulmohemi, linçohemi dhe bullizohemi madje edhe kur ka argument tek çfarë thua apo dhe kur ka etikë. Ka shumë demokratë që kanë zgjedhur të heshtin sepse kanë frikë nga sulmet edhe bullizimet dhe gjëja më e keqe që mund t’i bëjmë demokratëve është kur një përfaqësues i njërës palë apo i palës tjetër të marrë demokratët në telefon dhe t’i pyesë në ishin apo nuk ishin.m, firmosen apo nuk firmosen. Mos ti perdorim emocionet e demokrateve.

 

T’i thërrasim demokratët me kuvend normal me datën 18 dhjetor dhe të vendosin siç e mendojnë. Çfarë problemi ka që të biem dakord për këtë datë? Apo thjesht doni të impononi datën tuaj?!  Unë besoj që këtu ka një vullnet politik për ta kaluar ngërçin. Doni kuvend? Hajde bëjmë kuvend.

 

Sot, kur shkoj të takoj demokratët i shoh që janë të dëshpëruar kur dëgjojnë se si ne zihemi e duket sikur po hamë njëri tjetrin. Unë dëshpërohem kur shoh demokratë që zihen me njëri tjetrin. E kalojmë këtë ngërç për demokratët dhe mos t’i vendosim në moment të vështirë. Ka prej tyre që nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën por janë sinqerisht me PD-në. E mbledhim kuvendin në 18 dhjetor e sqarojmë dhe këtë çështje, madje dhe pikat e statutit që e kanë merak disa dhe e interpretojnë si të duan dhe kur të duan ato. Unë nuk besoj që ka 2 PD, ka 1 PD sot dhe po ashtu 1 PD do të ketë dhe nesër. Le ta kalojmë këtë ngërç jo për interes të Bashës apo interes të Berishës por për interesin e demokratëve që na kanë ndjekur dhe votuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *