Subscribe

Deklarata e kryeministrit se pune ka, por s’ka profesioniste duket se është materializuar edhe nga një anketim i PNUD, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit 40 % e bizneseve mendojnë se stafi i tyre nuk ka aftësi të mira profesionale.

 

PNUD ka bërë një anketim në 2560 kompani në vend, në të cilat ka rezultuar se drejtuesit e tyre nuk janë të kënaqur me nivelin profesional të punonjësve dhe kjo pakënaqësi ka shënuar një tendencë rritëse në raport me 2014.

 

Degët e ekonomisë që kanë probleme me stafin janë drejtoritë e ujësjellësve, minierat, ato të menaxhimit të mbetjeve, sektorë këto që kërkojnë aftësi specifike.

 

Nëse do të t’i referohemi shtrirjes gjeografike, numri më i madh i ndërmarrjeve të pakënaqura nga stafi janë të përqendruara në veri dhe në jugperëndim, ndërsa juglindja duket se nuk ka shumë ankesa.

 

Por në shqetësimet e punonjësve dominojnë edhe ato të sektorit fason, për shkak jo vetëm të zgjerimit të kësaj dege, por edhe të lëvizjes së shpeshtë të punonjësve.

 

Duke ju referuar gjetjeve të raportit, thuhet se mungesa e aftësive profesionale në punë evidentohet që në fazën e rekrutimit, në afro 62 % të rasteve. Kjo situatë është e lidhur me nivelin arsimor të punonjësve.

 

Prej vitesh mungojnë politikat e saktë për të orientuar arsimin sipas nevojave të tregut. Së fundit qeveria duket se ka një vëmendje më të shtuar drejt arsimit profesional duke i ofruar të rinjve, kryesisht atyre me ndihmë ekonomike, kurse falas. Por efektet e kësaj nisme nuk pritet të jenë të shpejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *