Subscribe

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur plagosjen e ndodhur pesë ditë më parë në fshatin Poshnje në Dimal, ku u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari, Iljaz Ismaili.

 

Në videon e siguruar nga Vizion Plus, shihen autorët  që zbresin nga një makinë tip furistradë.

 

Ata konfliktohen fillimisht me fjalë me 33-vjeçarin, Iljaz Ismaili e më pas kur ku i fundit tenton t’i sulmojë fizikisht, njëri prej tyre e qëllon me pistoletë duke e plagosur.

 

Më pas autorët, largohen me shpejtësi. Lidhur me ngjarjen policia arrestoi Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj, ndërsa ka shpallur në kërkim katër persona të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *