Gjykata Kushtetuese shpall emrat e kandidateve per vendin vakant të krijuar pas largimit të Gani Dizdarit.

 

Gjyqtarët që kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e “Kushtetueses” janë Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj.

 

“Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, (të ndryshuar) lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *