Nëna dhe foshnja e saj pak muajshe janë nxjerrë gjallë, 55 orë pas tërmetit tragjik në Turqi.

 

Në një video në postuar në rrjetin social, shihen ekipet e kërkim-shpëtimit që bëjnë të pamundurën për shpëtimin e tyre në Gaziantep, teksa iu ofrojnë edhe ndihmën e parë me batanije.

 

Ato transportohen për në spital ku do marrin ndihmën e duhur mjekësore.

 

Deri më tani, numri i viktimave i ka kaluar 11 mijë, ndërsa gati 50 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Vijon punë për gjetjen e personave të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *