Rradha për të dalë përpara mediave nga futbollistet e kombetares në prag te dy sfidave me Turqine dhe Andorren, u ka takuar dy veteraneve ose sic e etiketuan veten me humor “ pleqte” Ledian Memushaj dhe Migjen Basha .

Mesfushori vlonjat edhe pse u duk kritik per sistemin e lojes duke u shprehur se nuk ka nje meneyre te qarte  ne vendosjen ne fushe kru humbasim edhe kur mbrohemi , prape se prape kembenguli se duhet te mendojme pozitivisht dhe te marrim maksimumin.

 

Duhet të mendojmë pozitivisht, nuk ka një vendosje fikse, që na e siguron suksesin. Dhe kur kemi luajtur në mbrojtje kemi humbur dhe kur kemi luajtur në sulm kemi humbur. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe të marrim maksimumin. Duhet të mendojmë për Turqinë se është ndeshje e vështirë, më pas do të mendojmë për Andorrën.

 

Nga ana tjeter Basha nuk kishte sit e linte pa bere nje koment per tronditjen qe shkaktoi ne skuader pezullimi i Strakoshes nga ana e trajnerit per thyerje disipline apo rasti Lenjanit qe deklaroi se sa te jete Panucci ne krye  ai nuk do te mbroje kurre me ngjyrat e kombetares.

 

Ka marrë vendimin e vet. Për sa i përket Strakoshës është çështje disiplinore, ishte gabim dhe trajneri mori vendimin. Kombëtarja duhet të ecë përara, s’ka rëndësi kush luan. Kombëtarja të ndihmon, por nuk të çon te Reali apo Barcelona. Duhet të ndihmojmë çdo lojtar të ri apo të vjetër.

 

Pas pezullimit te Strakoshes , dhe demtimeve te Binakut dhe Liles , tekniku Panucci therriti ne kombetare per keto dy sfida kualifikuese portierin e Lacit Selmani , Trashin e Partizanit dhe Ramadanin te danezeve te Vejle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *