Më 1 janar Kroacia mori për herë të parë kryesimin e presidencës së Bashkimit Europian.

 

Kryeministri Andrej Plenkoviç, në një konferencë për shtyp ku shpalosi planin e vendit të tij për 6 muajt e ardhshëm të drejtimit të presidencës së BE-së, tha se do t’i kushtojë një vëmendje të madhe çështjes së zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 “Ne do të përpiqemi të vijojmë përpjekjet tona para samitit, të urojmë dhe zhbllokojmë atë që, për fat të keq, nuk u vendos në tetor të 2019-s në Këshillin Evropian. Ne do të përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi dhe Serbia janë tashmë duke negociuar, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat duhet të fillojnë negociatat, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat janë objektivat tanë në këtë moment”

 

Kryeministri kroat tha gjithashtu se ekonomia, tregu i punës dhe konkurrencës, siguria por edhe demografia, do të jenë në qendër të planit të tij.

 

 “Ekzistojnë katër shtylla themelore se si Kroacia e sheh kontributin e saj në aktivitetet e Unionit. Ne jemi në fillimin e një cikli të ri institucional, komisioni filloi punën e tij në 1 dhjetor, po ashtu edhe Presidenti i sapo zgjedhur i Këshillit. Ky kontekst i presidencës sonë është specifik. Prioritetet tona janë një Evropë në zhvillim, forcimi i ekonomisë, tregut të punës, konkurrencës. Ne do të përpiqemi të forcojmë dhe vazhdojmë politikën e kohezionit, e cila merr parasysh zhvillimin e barabartë të të gjithë anëtarëve të BE-së, veçanërisht ato më pak të zhvilluara”

 

Po ashtu Plenkoviç theksoi se që këtë muaj, Bashkimi Europian do të përballet me një Britani në largim.

 

Kroacia do të marrë zyrtarisht kryesimin e Bashkimit Europian më 9 janar në Zagreb. Me sloganin “Një Evropë e fortë në një botë sfiduese”, programi i presidencës gjashtëmujore fokusohet në një Evropë në zhvillim; Një Evropë që lidhet; Një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *