Presidenti Donald Trump ka pranuar se ka shkëmbyer informacion te klasifikuar me Rusinë, duke e cilësuar si nje e drejte e tij absolute, pas raportimeve mediatike per nje gjë te tille. Përmes nje postimi ne Twitter, kreu i shtepise se bardhe pranoi se kishte shpërndare informacion ne lidhje me terrorizmit dhe sigurinë ajrore, pasi kërkonte qe Rusia te bënte me shume ne luftën kundër Shtetit Islamik.

 

Ai e ka bere nje gjë te tille ne nje takim me ministrin e jashtëm rus Lavrov ne zyrën ovale javen e kaluar. Me heret, “Uashington Post” raportoi per një fakt te tille, qe ligjërisht nuk përben shkelje, pasi presidenti ka autoritet per te deklasifikuar nje informacion kondifencial.

 

Por këshilltari i tij per Sigurinë Kombëtare, ne tentative per tu mbrojtur ndaj nje skandali te ri, pas atij qe pasoi shkarkimin e drejtorit te FBI-se Komei, u shpreh per mediat se raportimet ishin te pavërteta, pasi vete ai kishte qene ne takim dhe kjo nuk kishte ndodhur.

 

Ky është rasti i radhes brenda pak ditëve qe zyrtaret e Shtëpisë se Bardhe nuk koordinohen me presidentin ne qëndrimet e tyre dhe ne fund përfundojnë duke përgënjeshtruar njeri-tjetrin ne deklarata. Skandali i radhes pritet te kushtoje rende Trump, qe ende nuk e ka marre veten nga furtuna qe solli shkarkimi i paprecedent i Komeit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *