Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi edhe një herë tjetër nga mazhoranca që të vërë në zbatim planin e tij ekonomik për të dalë nga kriza. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha akuzoi kryeministrin se nuk dëgjon qytetarët, por oligarkët.

 

“Ekonomia po zhytet në krizë, papunësia po rritet në mënyrë gjeometrike. Bizneset, qytetarët nuk kanë asnjë mjet për të tejkaluar këtë krizë të thellë. Qeveria nuk dëgjon bizneset, nuk dëgjon mjekët, nuk dëgjon mësuesit, nuk dëgjon të rinjtë që lënë Shqipërinë nga terminali i autobusëve. Plani ynë me 5 pika nuk është kinematografi me regji qendrore, nuk janë cic-mice, por rrugëdalje nga kriza. Edi Rama dëgjon vetëm zërin e oligarkëve të tij që kërkojnë para për inceneratorët. Me çfarë i ushqejnë fëmijët shqiptarët që janë braktisur prej muajsh pa asnjë burim të ardhurash? Po bëhet 1 vit nga tërmeti, qytetarët janë ende në çadra, në shtëpi të rrënuara që rrezikojnë t’i zënë poshtë. Plani me 5 pika, ofrimi i mbështetjes për të mbrojtur mjekët, trefishimi i numrit të testimeve. Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për çdo mjek, 500 euro për çdo infermier. Plani me 5 pika, pajisja e shkollave me pajisje dhe materiale sanitare, testimi i të gjithë e mësuesve.”

 

Sipas Lulzim Bashës, numri i të papunëve po shtohet çdo ditë, ndërsa bizneset vijojnë të mbyllen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *