Subscribe

Në mbledhjen për “Task Forcën për Turizimin”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi edhe njëherë se sipërfaqja e bregdetit nuk do të preket dhe shtoi se nuk do të lejohet vendosja në mënyrë të paligjshme e çadrave dhe shezlongëve.

Teksa prezantohej plani i masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Lleshaj tha se nuk do të lejohet gjithashtu edhe krimi që shfaqjet në formën e hedhjes së mbeturinave në ndotjen e liqeneve e lumenjve.

“Unë doja të evidentoja dy çështje si nevoja të mbetet e paprekur. Fatkeqësisht kemi patur në historinë tonë më të re sipërfaqje të bregdetit, të cilat do të mbeten të paprekura, pasi rëra i përket shqiptarëve.  Pra IKMT në bashkëpunim me policinë duhet që këtë çështje ta mbyllin me çështje ditësh. Pra as edhe një shezlong, as edhe një çadër që nuk është e justifikuar nuk do të lejohet. Kjo është shumë e qartë. Nuk do të lejohet. Po ashtu edhe krimin që shfaqjet në formën e hedhjes së mbeturinave në ndotjen e liqeneve, lumenjve nuk do të lejohen. Po ashtu kanë filluar goditjet e duhura, të cilat do penalizohen me gjoba. Kërkohet bashkëpunim që ky fenomen të marrë fund. Policia e shtetit bashkë me IKMT funksionon si një strukturë unike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *