Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe homologu serb, Alexander Vuçiç, kanë mbërritur në Shkup për Forumin Ekonomik mbi Mashkëpunimin Rajonal, i cili do të mbahet nesër.

 

Vuçiç ka publikuar një fotografi me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, krahas së cilës thekson se bashkëpunimi politik sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit.

 

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit. Ne kemi plane të përbashkëta për agjendën e gjelbër, ide se si të përdorim industrializimin e vendeve tona dhe të tërheqim më shumë investitorë, së bashku me një treg unik të punës. Gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për të gjithë ne! Të gjitha do të forcojnë kombet tona, ekonomitë tona dhe kështu do të sigurojnë një standard më të mirë jetese për njerëzit tanë”, shkruan Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *