Ende asnjë sinjal në lidhje me vendndodhjen e dy shtetasve shqiptarë të cilët dyshohet se kishin menduar kryerjen e një sulmi terrorist.

Referuar mediave italiane, sherbimet inteligjente partnere të Italisë kishin sinjalizuar prezencen ne shtetin fqinj të dy personave të cilët potencialisht ishin rrezik terrorist.

Fotot dhe emrat që I janë sherbyer inteligjencës italiane madje ishin konkrete. Bëhej fjale për Bardhyl Hoxhën 49 vjec I njohur edhe me emrat e tjerë Battar Nabiyula Maximilian Defilade si dhe Bujar Hysa 48 vjec, ndaj të cilave jo vetëm kërkohej të bëhej shumë  kujdes por nëse dikush kishte informacion mbi vendosjen e tyre duhej të sinjalizonte sa më shpejt forcat e rendit.

Sherbimet inteligjente madje I kanë përcjell informacione autoriteteve italiane se dy shqiptaret në kërkim kishin menduar kryerjen e një sulmi terrorist në stilin “Bataclan” të Francës në 2015, ku në teatër u qëllua me armë ndaj qytetareve duke kryer një masakër të vërtete.

Gjithnjë sipas këtyre informacioneve, plani duhet të ketë dështuar pasi bëhej fjalë të kishte ndodhur tashmë.

Njeri prej personave ndaj të cilit kërkohet vëmendje, shtetasi Bujar Hysa 48 vjec në fakt është një personazh I njohur pasi ka qënë imam I një xhamie në Shqiperi dhe është I dënuar me burg në mungese.

Lajmi në fakt u konfirmua për agjencine italiane të lajmeve ANSA edhe nga drejtues të policisë së shtetit në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *