Sebino Plaku një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar në vitet e fundit ka bërë një skaner të ecurisë së skuadrave më të mira të këtij sezoni. I ftuar në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, kapiteni I Kamzës që u përjashtua pas ngjarjeve te rënda me gjyqtarin Hamiti, vlerësoi maksimalisht Partizanin për vlerën e harmonisë brenda grupit.

 

Të them të drejten Partizani-Teuta ishte një nga pikat kulminante në kampionatit, dy ekipe pretendente pasi edhe Teuta ka bërë kampionat shumë të mirë. Në momentin që u bë favorite ndryshoi pak situata dhe mesa duket ekipi pati më shumë presion dhe ishte më tepër në qëndër të vëmendjes. Ndërsa Partizani ka qënë me konstant, përjashto ndeshjen ndaj Korcës. Partizani shoh që I ka marrë seriozisht të gjithë rivalet nga ekipi më I dobët në leter e deri tek rivalet më të fortë të tij. Pastaj mesa kuptoj unë nga jashtë, shoh që ka edhe nje lloj harmonie mes lojtarëve që është shumë e rëndësishme për të arritur objektivat sezonal.

 

Ish skuadrën e tij, Skënderbeun, Sebino Plaku e vlerëson si një ekip që ka luajtur shumë mirë por që ka pasur probleme ne finalizim në disa takime duke mos mafrrë atë që I takonte në fushë. Sipas tij Kukësi vuan presionin e madh e të qënit ekip që duhet të fitojë patjeter titullin.

 

Skenderbeu është e kundërta e Partizanit dhe Teutës. Kanë bërë performance shumë të mirë me lojëra cilësore por nuk kanë arritur dot të marrin rezultate. Qe një periudhë kur bëntë 90 minuta shumë të mira por nuk finalizonte dot, e jo vetëm kaq por merrte gol në episode të shkëputura. Kukësi është tjeter situatë. Vuan statusin e skuadrës që duhet të fitojë kampionatin dhe po e shfaq këtë problem në fushë akoma.

 

Pyetjes së moderatorit Nuraj në lidhje me fatet që vendosin gjyqtarët në ndeshjet e kampionatit shqiptar, Plaku iu përgjigj:

 

“Shpesh herë arbitrat kanë vendosur ndeshjet, qoftë me një gabim, paaftësi apo gjëra të tjera dhe kjo ka bërë që të vijë edhe tensioni. Megjithatë gabime nga arbitrat ka edhe në vende të tjera, ata edhe mund të gabojnë. E rëndësishme është që të mos bëhen me dashje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *