Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 37 vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

 

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes,  shtetasi S.D. vjeç 22,  ti dorëzohej shërbimeve të policisë.

 

Policia bën me dije se ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *