Subscribe

Një çift bashkëshortësh, mbeten te plagosur me armë zjarri mbrëmjen e Të dielës në vilën e tyre në Allias pas tentativës së grabitjes nga persona të armatosur dhe maskuar.

Ngjarja ka ndodhi në rrugën “Njazi Meka” në vilën e Petrit dhe Aferdita Laze . Familja jetonte në katin e dytë të vilës, pasi i pari sherben si biznes, furrë buke . Sipas informacioneve te policisë autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e nderteses por hasen ne rezistence.

Ishte vajza e familjes ajo qe  dëgjoi zhurmë  dhe lajmëroi prinderit . Në momentin që Petrit Laze doli në korridor një nga autorët i drejtoi pistoletën duke e qëlluar ne bark . E plagosur mbeti edhe bashkëshortja  e cila pasi dëgjoi të shtenat doli jashtë. Te plagosurit u transportuan ne spital dhe jane jashte rrezikut per jeten.

Fqinje te familjes treguan momentet kur degjaun te shtenat e pistoletes

Dyshohet se autorët mund te jene te njohur te familjes. Kjo pasi rezulton se ata kane pasur informacion te sakte per pjesen se ku ishin vendosur kamerat e sigurise dhe sistemi i alarmit te cilat kane arritur ti shmangin.

Sipas dëshmisë se vajzës 17vjecare autorët  kanë qënë tre , dy hyne ne shtepi ndersa një tjeter i priste jashtë me makinen me te cilen edhe u larguan.

Uniformat blu kane marre ne pyetje disa persona por ende nuk eshte bere i mundur identifikimi i autoreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *