Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës si autori i dyshuar në plagosjen e një shtetasi me iniciale N.H. dy vite më parë, dhe dy persona të tjerë të cilët cilësohen si bashkëpunues në krim.

 

Në kuadër të operacionit “Gruda” është bërë i mundur ndalimi i shtetasve me iniciale V.K. 23 vjeç, N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

 

Sipas policisë ndaj 23 vjeçarit rëndon masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *