Policia ka arrestuar një 20 vjeçar pasi plagosi me thikë një 34 vjeçar.

 

Personi i arrestuar është Marjus Pajo, nga Vlora.

 

Sipas policisë, ngjarja është regjistuar mbrëmjen e të enjtes në Vlorë, rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas Postës, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç plagosi me thikë shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore.

 

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

 

I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *