Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për specialistin e SHKB, Kleant Musabelliu, i cili 4 ditë më parë plagosi me armë zjarri 46-vjeçarin Pëllumb Gjoka.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit, ku Musabelliu plagosi me armën e shërbimit në këmbë Gjokën. Ne seancën e masës së sigurimit Musabelliu tha se ai u ndje i kërcënuar kur 4 persona miq të Gjokes filluan ta godisnin ne sy të fëmijës së tij.

 

Ne ketë moment u shpreh Musabelliu, nxora pistoletën dhe qëllova jo për të vrarë, por për të trembur agresorët. Njeri prej plumbave kapi ne këmbe Gjoken.

 

Ata ishin takuar për të sqaruar konfliktin mes djemve të tyre, të cilët ishin zënë disa ditë më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *