Subscribe

Zbardhet vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola, i cili u qëllua për vdekje më armë zjarri mbrëmjen e të martës në Pukë.

Si autor të dyshuar policia shpalli në kërkim 36-vjeçarin Maltin Gjini i njohur ndryshe dhe si Anton Gjini. Nga veprimet hetimore agjentët zbuluan se krimi ndodhi në fshatin Kaftallë, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë një debat mes viktimës dhe autorit, të dy nga Lezha.

44-vjeçari Pjetër Kola shkoi i plagosur me një plumb në bark në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Ai shoqërohej nga dy persona, njëri prej të cilëve vëllai i tij.

Për shkak të plagës Kola u transportua drejt spitalit të Shkodrës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por nuk mundi të mbijetojë.

Burime pranë grupit hetimor thanë se viktima ishte së bashku me të vëllain kur u plagos. Madje ishte vëllai i tij ai që zbuloi identitetin e autorit të dyshuar para hetuesve.

Nuk dihen ende arsyet e konfliktit, ndërsa policia po punon për kapjen e 36-vjeçarit Maltin Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *