E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset 22-vjeçari në Golem, ngjarja pas debatit mes dy personave, identifikohet autori

Një konflikt që përfundoi deri në përplasje me armë zjarri ndodhi pak pas mesnate në Golem të Kavajës.

Mësohet se pas një konflikti të mbartur mes dy personave, ata u takuan në rrethrrotullimin e Golemit dhe pas debatit të ashpër, situata u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve.

Reklamë

Për pasojë mbeti i plagosur 22-vjeçari Luiz Sheqi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia identifikoi autorin e plagosjes Shpëtim Dedja dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e tij. Dedja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes kreu plagosjen./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë