Subscribe

Zbulohen detaje të reja në lidhje me hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, ku 34-vjeçari Rudolf  Nikollaj plagosi me thikë 5 persona.

 

Sipas burimeve, çështja do të ndiqet nga sektori i antiterrorit, për shkak se ka dyshime të forta, që Nikollaj të jetë ndikuar në aktin e tij nga ekstremizmi fetar.

 

Ka qenë policia e shtetit ajo që e ka referuar rastin në prokurori për ”nxitje dhe financim të terrorizmit”, ndërsa Nikollaj do të përballet dhe me akuzën e plagosjes dhe mbajtjes së armëve të ftohta.

 

Ai hyri brenda ambienteve të xhamisë dhe plagosi 5 persona, ndërsa i ati i tij tha se ai kishte pasur lidhje me disa imamë në Maqedoninë e Veriut.

 

I riu vuan nga shëndeti mendor dhe prej kohësh kishte lënë mjekimin. Ai madje ka qenë i shtruar edhe në spital, ku po kurohej për shkak të depresionit. 34-vjeçari i cili ishte përfshirë dhe në një konflikt tjetër një muaj më parë, po plagosje me thikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *