Një punonjës policie është plagos me thike gjatë mbylljes së procesit të votimit në Fushë Arrëz.

Në momentin e mbërritjes në qendrën e votimit, efektivi me iniciale G.O është qëlluar me thikë nga një 32-vjeçar. Autori identifikohet me inicialet M. Ll.,  banues në Pukë, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

I plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *