Subscribe

Nje faturë e papaguar e energjie ne vlerën e 80 mijë lekëve, per sa nuk shkaktoi nje vrasje në qytetin e Shkodrës. Pronari i lokalit qëlloi me arme zjarri qiraxhiun. Fatmir Zyla 34- vjeç mbeti i plagosur, duke marrë një plumb në bark dhe tashme ndodhet ne spital.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e mërkurës ne unazën lindore të qytetit të Shkodrës.

 

Pas konfliktit, pronari Dedë Guri qëlloi me pistoletë 34-vjecarin.

 

Ne ketë moment ka ndërhyre vjehrra e Fatmir Zyles, e cila tentoi të qëllonte me pistolete Dede Gurin.

 

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi autorin, Dedë Guri 60 vjeç, si dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe dy gëzhoja. Ndërsa vjehrra e Fatmir Zylës është shoqëruar në komisariatin e policisë.

 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të plagosurit polica zbuloi dhe sekuestroi një kilogram kanabis, si dhe një armë zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *