Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy persona.

Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë. Në pranga përfundoi 23-vjeçari me iniciale M. M., banues në Elbasan.

Dyshohet se i riu, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç,  E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, ka plagosur me sende të forta në ambientet  e brendshme të një lokali në Elbasan, vëllezërit  E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *